Depresioni tek të rriturit mund të zhvillojë kushte kronike, si osteoartriti dhe hipertensioni, 30 përqind më shpejt krahasuar me ata që nuk kanë histori të çrregullimit mendor.

Kështu shkruan studimi në revistën PLOS Medicine, i cili sugjeron efektet fizike që shkakton gjendja mendore tek njeriu. Sipas tyre, çrregullimi mendor që shoqërohet nga një humor i vazhdueshëm i ulët, mund të rrisë shanset e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës ose diabetit.

Ekipi i studiuesve vuri re se ata që shfaqin shenja depresive kishin mesatarisht tre gjendje fizike, ku më i zakonshmi ishte hipertensioni, një mesatare prej dy, dalluar tek ata që nuk u shfaqet.

“Kushtet e reja më të zakonshme ishin osteoartriti me 15.7% të atyre me depresion, për dallim nga ata me 12.5% të atyre që s’ndajnë të njëjtat shqetësime. Po ashtu, hipertensioni ishte në masën 12.9% kundrejt atyre personave që se kishin në masën 12% . Sa i përket sëmundjes së refluksit, ndryshe gastroezofageal, dallimi mes atyre që e kishin dhe ata që s’shfaqnin këtë shqetësim ishte respektivisht 13.8% dhe 9.6%”, shkruajnë autorët e këtij studimi.