Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në aksin Fushë-Krujë – Thumanë, ku humbi jetën 50-vjeçari Luan Lukaj dhe janë plagosur 3 persona të tjerë.

Automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin J. K., 34 vjeç, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen. Të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë transportuar tek spitali i Traumës.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.