Një aksident me pasojë 2 të plagosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Shkozetit, konkretisht në stacionin e parë të autobusit.
Një automjet tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në trotuar duke shkatërruar edhe vendqëndrimin te stacioni i autobusit.
Nga të dhënat paraprake, “DurrësLajm” mëson se kanë mbetur dy persona të plagosur.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.