Një automjet tip “Benz” ka marrë flakë në zonën e Shkozetit, por ndërhyrja e menjëhershme e drejtuesit të tij dhe e personave të pranishëm në vendngjarje, ka shmangur precipitimin e ngjarjes.

Nga të dhënat e para në vendngjarje, “DurrësLajm” mëson se fatmirësisht nuk ka të lënduar. Drejtuesi i mjetit ka dalë menjëherë nga automjeti sapo ka konstatuar që po dilte tym dhe ka ndërhyrë duke e fikur atë. Në ndihmë i kanë ardhur dhe disa persona që ndodheshin në vendngjarje.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e rrethanave.