Një automjet tip “Benz” është përmbysur në anë të rrugës pasditen e sotme në Durrës.

Ngjarja është regjistruar në zonën e Sukthit.

Nuk dihet ende nëse nga përmbysja ka të lënduar, por siç duket nga video e siguruar nga “DurrësLajm”, në vendngjarje nuk ka mbërritur asnjë ambulancë.

Më tepër detaje pritet të mësohen në minutat në vijim, pasi pritet një njoftim zyrtar nga policia e qarkut.

KLIKO PËR TË PARË VIDEON