Një aksident automobilistik është shënuar sot në segmentin rrugor Kukës–Aeroport, në zonën e njohur si “Rrethrrotullimi i Shtiqnit”.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet i vogël tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke shkaktuar dëmtime edhe në një shtyllë ndriçimi pranë rrethrrotullimit.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar lëndime.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.