E nisi me moshat e Teutës, por pa i mbushur 18 vite, me paraqitjet e tij të mira te moshat, e duke u vlerësuar për talentin e tij, Ledio Beqja do të afrohej në gjirin e ekipit të parë të Teutës. Gjatë tri sezoneve që luan me fanellën blu, Ledio Beqja u rrit shpejt, çka solli dhe që lojtari të jetë një pikë e fortë në Superiore për mesfushën e Teutës.Ledio Beqja, shpreh bindjen se Teuta do të jetë një ekip me imazh ndryshe nga ai i vitit të kaluar dhe i suksesshëm, që do të përballojë siç duhet kompeticionin e ri futbollistik.

Teuta e mbyll kampionatin në vendin e 6-të, i kënaqur me këtë sezon?

Ky kampionat ishte shumë i çuditshëm, ishin të 10 ekipet në luftë deri në fund të sezonit, por ne e nisim keq vitin. Bëmë dy fazat e fundit shumë të mira. Pikët e lëna në fillim të sezonit na dëmtuan në këtë renditje përfundimtare.

Një Ledio Beqja që këtë sezon ka qenë një pikë kyçe e Teutës?

Superiorja me një emër të madh si Teuta më shërbeu shumë të fitoja përvojë dhe të rritesha ndeshje pas ndeshjeje. Aktivizimi në Kategorinë Superiore me Teutën ishte hapi i parë në karrierë dhe u mundova gjatë gjithë sezonit që sa herë m’u dhamundësia, hyja në fushë të jap maksimumin tim.

A është gati Teuta për sezonin e ri?

Besoj se do jam gati për të startuar sezonin e ri me një dëshirë dhe oreks akoma më të madhse sezonin e kaluar për të fituar besimin e trajnerit të ri dhepër të marrë sa më shumë minuta dhe të jap kontributin tim që kampionatin e ri të shihni një tjetër Teutë.

Mendoni se do jetë më lartse vendi i gjashtë që mbyllët sezonit e kaluar?

Besoj se Teuta do të jetë kompetitive në sezonin e ri dhe tëgjithë presim që rikthimi të jetë i fuqishëm dhe për më tepër të jemi një skuadër kompetitive dhe tëjemi konkurrentë për vendet enderit. Teuta do të jetë një skuadër e aftë dhe e fortë përt’iu përgjigjur objektivave që do t’i vendosë klubi për sezonin e ri.

Çfarë synimesh keni në aspektin personal meTeutën?

Synimet e mia janë të thjeshta. Të fokusohem për të dhënë më të mirën me ekipin e Teutës, që klubi ta arrijë synimet e tij.