Një ngjarje e rëndë është denoncuar së pari në portalin JOQ News dhe më pas është shpërndarë në rrjetet sociale nga ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas këtij denoncimi, një punonjës policie është dhunuar dhe është shtruar në spital, pas një përplasjeje fizike të ndodhur pas një mbrëmjeje festive të organizuar nga kandidati për deputet, Arkend Balla.
Ende mbetet e paqartë pse nuk është njoftuar zyrtarisht për këtë ngjarje, që dyshohet se ka përfshirë më shumë se një punonjës policie. Denoncimi për këtë rast është shpërndarë fillimisht nga JOQ News dhe më pas nga ish-kryeministri Berisha në rrjetet sociale.
Policia e Durrësit nuk ka bërë ende asnjë reagim zyrtar lidhur me ngjarjen.