Ish-kryeministri Sali Berisha në komentin e tij për gjithë sa ndodhi në sallën e Kuvendit, ku demokrati Edi Paloka spërkati me bojë kryeministrin Rama, akuzoi këtë të fundit si sharës i lindur.Në një deklaratë për mediat jashtë sallës së Kuvendit, Berisha tha se Rama është mësuar të shajë dhe nuk i bën përshtypje.
Berisha: Çfarëdo t’u hedhësh këtyre, janë të pafytyrë
"Nuk mundet që krye i pseudomaxhrancës të fyejë dhe ofendojë. A e dëgjuat çfarë i tha, merri shifni kamerat se çfarë i tha, a mund të fyet kryetari i opozitës nga kryeministri si me qen nje rrugaç. A e kuptoni apo jo, edhe sot këtë ditë sigurisht kryetari i opozitës shprehu mendimin e opozitës dhe nuk i bëri asnjë fyerje personale, kurse ai u lëshua me gojështhurjen e tij, me fjalë ofenduese, duhet të marrë fund njëherë e mirë ofendimi dhe sharjet se është ai sharës i lindur ai nuk ka kusur opozita. Nuk ka gjë më të rëndë se kryetari i qeverisë që del e shan opozitën, vetëm me Maduron ndodh kjo. Çfarëdo tu hedhësh këtyre, këta janë të pafytyrë"– tha ai.
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Stacione vetëm në tabelë”, PD denoncon kushtet në linjën Durrës-Plepa-Golem
Protestat e janarit në Iran/ Gjyqësori ekzekuton edhe një person nën akuzën e për bashkëpunim me “grupe armiqësore” si SHBA dhe Izrael
E tronditur dhe në gjendje shoku, nëna e 45-vjeçares shqiptare që u vra në Greqi tregon me lot në sy: Nuk më kishte thënë për ndonjë lidhje!
U largua nga detyra, reagon Ish-drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara: Zjarri nuk luftohet me lajme e fotografi





