Kandidati i koalicionit opozitar “Shtëpia e Lirisë” për Durrësin, Ardian Muka ka kryer disa takime elektorale gjatë ditës së sotme, i shoqëruar nga ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, Oerd Bylykbashi dhe Igli Cara.

Pas Vadardhës, Muka dhe Berisha janë ndalur në Shkallnur, nga ku kandidati për bashkinë e Durrësit ka ndarë fotot, të cilat i ka shoqëruar me postimin:

Entuziast nga kjo pritje në Shkallnur me Dr Sali Berishën. Në Durrës duhet të ketë mundësi për të gjithë, duhet të ketë meritokraci, shpërblim të punës së ndershme, talentit dhe aftësive të çdokujt! Unë besoj tek qytetarët e mi.