Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas arrestimit të 16 personave nga Policia e Shtetit pas protestës së 16 shkurtit, ndërsa bën me dije se në mesin e tyre rezulton edhe një i moshuar.

Përmes një  postimi në faqen e tij të “Facebook”, Berisha ndan foton e një të moshuari, dhe shkruan se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka vënë në pranga një 80-vjeçar.

Në postim, ish-kryeministri nuk kursen edhe ironinë ndërsa e cilëson të moshuarin edhe “si të fortin e Lezhës”.

“Lleshi arreston ‘të fortin e Lezhës’ 80 vjeçarit ju sekuestrua edhe flamuri si provë materiale”, shkruan Berisha.