Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar denoncimin e një nëne, sipas së cilës, trafikantët i kanë droguar dhe më pas përdhunuar vajzën e saj të mitur.
Sipas mesazhit të nënës së 14-vjeçares, rasti është denoncuar në komisariatin nr.1 të Policisë së Shtetit, por ka rënë në vesh të shurdhër dhe nuk është marrë në konsideratë prej tyre.
“Rrëfim tronditës i një nëne në Vjolistan!- I drogojnë dhe përdhunojnë vajzën 14-vjeçare trafikantët! Narkopolicia qëndron në anën e tyre”, shkruan Berisha.
“Lexoni denoncimin trenqethes te saj! sb
Pershnetje z.Sali Berisha. jemi prindet e nje vajze 14 vjecare ecila ka me shum se 1 vit qe e kan mashtru disa persona . dhe duke e kercenua ku si pasoje e kercenimeve vajz me largohej me muaj te ter nga shpija pa e ditur ku rrinte duke e droguar dhe perdhuñar nje kohesisht nga shum persona .kemi ber kallzime ne polici ne komisarjatin 1 shum her por kallzimet tona binin ne vesh te shurdh. se komisarjati 1 i shkrunte letrat ne menyr qe prokurorija ta mbyllte si ceshtje duke i len te lir perdhunusit te lir te vepruar serisht mbi vajzen time pa patur shqetesim as nga policja as nga prokurorija. kur benim kallzimin ne kom 1 tirane…u lajmeronin trafikantet nga punojsit oficer policie e kom 1 dhe vajza vinte ne shtepi e egersuar dhe hikte pasi na bente presjon qe me terheq denansimin…policia nk vepronte per ndalimin e perdhunuesve dhe trafikanteve. se i mbulonte oficeri i policise gjyqsore .f. s ky oficeri mbrohet nga eproret e kom 1 dhe nga prekuroria… jemi ankuar dhe per kete oficer policie por eshte e kote se eshte i mbrojtur me fanatizem nga eproret e tij… ju faleminderit qe po ju shkruajm….kerkojme nje zgjidhje nga ju .se kom 1 e tiranes nuk i nxjerin para ligjit personat trafikante dhe perdhunues se jane te lidhur me prekurorine qe i mbyll ceshtjet….dhe nje here ju flm. prindit 14 vjecares ..B.C. … .me respekt ……GJ..C…..dhe mamaja A.C..”, thuhet në denoncimin e Berishës.
Ky është rasti i dytë brenda pak kohësh që Berisha publikon në faqen e tij denoncime të rënda të këtij profili. Kujtojmë që ishte po ish-kryeministri i pari që publikoi rastin skandaloz të Kavajës, ku një e mitur ishte abuzuar seksualisht nga një grup adoleshentësh nën kërcënime e presione të vazhdueshme.