Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u nis për në Romë mbrëmjen e djeshme sapo përfundoi protesta e Tiranës.

Ai është pritur nga qindra mbështetës në aeroportin e kryeqytetit italian.

Shqiptarët e diasporës së Italisë kanë pritur Berishën deri në mesnatë në aeroport ta përshëndetur dhe uruar mirëseardhjen.

Sot zhvillohet në kryeqytetin italian takimi i opozitës me emigrantët në Itali ne kuadër të fushatës së 11 majit.