Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës Lulzim Basha, se qëndrojnë pas projektiti të portit të Durrësit.

Gjatë një takimi që zhvilloi me përfaqësues të shoqatës “Durrësi”, Berisha tha se marrëveshja me qeverinë e Emirateve i shërbeu si maskë Ramës dhe Bashës për të rrëmbyer 800 mijë metër katror tokë në port.

“Dhe fill pas kësaj Emari është zhdukur dhe siç thotë ministrja që njihet për grykësinë e saj, në rregullat tregtare i shiti 100% kompanisë offshore Rama-Basha të gjithë aksionet e 800 mijë metrave katrorë tokë në zemër të Durrësit. Nuk ka në histori një vjedhje gjigante e këtyre përmasave. Menaxheri i kompanisë së Emarit ishte menaxheri i kompanisë së Lulzim Bravës”, tha ai.

Berisha tha se afera e portit të Durrësit mund të shtrihet në të gjithë vijën bregdetare të vendit.

“Thembra e Akilit është se ky skenar mund të shtrihet në këtë formë nga Velipoja deri në kepin e Spillesë”.