Sali Berisha ka replikuar me ministrin Taulant Balla në Kuvend, ndërsa e ka cilësuar si “një përfaqësuesi të shpifur dhe të neveritshëm”, që sipas tij, “është i akuzuar për trafiqe të të gjitha llojeve.”
“Një përfaqësuesi të shpifur dhe të neveritshëm nuk ia vlen të përgjigjesh”, tha Berisha në nisje të replikës së tij ndaj Ballës, i cili më herët i rikujtoi deklaratat e bujshme ndaj Ilir Metës dhe raportin që kanë sot.
“Personi që foli këtu, është i akuzuar për trafiqe të të gjitha llojeve, filluar nga trafiqet e prostitucionit, përfunduar te droga. Është një njeri i akuzuar me dokumente zyrtare në sallë qyqi që ka porositur vrasje”, tha Berisha, i cili më tej shtoi se “segmente të drejtësisë kane djegur me vendim regjistrimet që faktonin personin si një porositës të vrasjeve”.
Më tej kreu i Partisë Demokratike tha se Balla është njeriu që ka porositur bandën e Elbasanit të vendos revolet për të burgosur një familje të tërë kundërshtare të bandës së Elbasanit.
Berisha: Një përfaqësuesi të shpifur dhe të neveritshëm nuk ia vlen të përgjigjesh, por detyrimi ndaj qytetarëve dhe rrezikshmëria që paraqet ky për qytetarët, më detyruan të rikujtoj këtu që personi që foli këtu, është i akuzuar për trafiqe të të gjitha llojeve, filluar nga trafiqet e prostitucionit, përfunduar te droga.
Është një njeri i akuzuar me dokumente zyrtare në sallë qyqi që ka porositur vrasje, person që segmente të drejtësisë kane djegur me vendim regjistrimet që faktonin personin si një porositës të vrasjeve. Është njeriu që ka porositur bandën e Elbasanit të vendos revolet për të burgosur një familje të tërë kundërshtare të bandës së Elbasanit dhe merret me vonë në mbrojte nga Nuredin Dumani.
Ky person, ka rezulton se me datë 10.12.2020, (Berisha lexon në tablet): ka rënë dakord, trageti me pinin… informon se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos, këtij kriminali që është këtu, asnjë tender publik përveç atyre që kishin rënë dakord të kërkonin.