Ish-kryeministri Sali Berisha përdor rrjetin e tij zyrtar social për të bërë denoncime të të gjitha sferave në vendin tonë, por gjithashtu edhe për të ndarë lajme të bukura apo urime.

Sot, nuk i ka shpëtuar lajmi që po bën krenar shqiptarët për Dua Lipën, e cila rrëmbeu dy çmime “Grammy”.

Duke e uruar për këtë arritje, Berisha e quan superyll botëror të Pop-it.

URIMI:

Nje urim per superyllin boteror Te Pop-it, Dua Lipa!

Miq, superylli boteror i Pop-it, çika e Kosoves, Dua Lipa ngjitet ne zenitin e suksesit.

Ajo mbreme fitoi çmimin Grammy, shpallet “Artistja e re me e Mire Vitit”! Por nata e ceremonise vjetore te Çmimeve Grammy ishte e magjishme per Duan, ajo fitoi dhe çmimin “Best Dance Recording”.

Urimet me te perzemerta per Duan! sb