Sali Berisha do të zhvillojë të shtunën një takim me qytetarët në Durrës.

Takimi është planifikuar të mbahet në ambientet e Qendrës Kulturore “Aleksandër Moisiu”, në orën 18:00.

Në kushtet kur neodiktatura po tenton të zhbëjë parlamentarizmin dhe të mbysë zërin e përfaqësuesve të popullit opozitar, bashkohu në bashkëbisedim me Kryetarin e Opozitës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e degës lokale.

Njoftimi i plotë:

Te nderuar qytetare, simpatizante, anetare te PDSh.
Diten e shtune, date 11 Nentor 2023, ora 18:00, ne ambjentet e Pallatit te Kultures “Aleksander Moisiu”, zhvillohet takimi me kryetarin e PDSh Prof. Dr. Sali Berisha.