Rrjeti social, Instagram duket se ka probleme, pasi shumë njerëz raportohet se nuk janë në gjendje ta përdorin.

Sipas faqes Downdetector, mijëra përdorues të Instagram po përjetojnë probleme me aplikacionin. Rreth 47 përqind e përdoruesve të Instagram nuk janë në gjendje të përdorin aplikacionin siç duhet, 27 përqind po përballen me probleme me versionin në internet të aplikacionit.

Aplikacioni ka rënë prej disa orësh ku përdoruesit e kanë pasur të pamundur të ngarkonin postimet. Disa prej tyre gjithashtu kanë probleme në dërgimin e Mesazheve Direkte (DM) te miqtë.

Instagram ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me rastin. Shumë përdorues po marrin gjithashtu një mesazh nga aplikacioni, ku thuhet: “Na vjen keq, por diçka nuk funksioni”.