Një 62-vjeçare ka rënë nga kati i katërt në katin e dytë të ballkonit të pallatit ku ajo banonte.

Ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 5 të Durrësit.

Policia raporton se shtetësja e identifikuar me inicialet N.D ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Sot rreth orës 11:30, në lagjen Nr.5, Durrës, dyshohet se ka rënë që nga ballkoni i katit të katërt ku ajo banon, në ballkonin e katit të dytë, shtetasja N. D., 62 vjeçe.

62-vjeçarje ndodhet në spitalin e Durrësit nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.