Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 13 në Durrës dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i hotelit ku ishte akomoduar për pushime, shtetasja polake B. V., 55 vjeçe, banuese në Poloni, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.