Një 80-vjeçare me iniciale V.M. ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi banesa ku ajo jetonte është përfshirë nga flakët.

“Më datë 22.09.2022, në rrugën “Celo Sinani”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit M. L.

Si pasojë e përhapjes së flakëve, ka ndërruar jetë për shkak të asfiksisë shtetasja V. M., 80 vjeçe”, informon policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.