Bie zjarr në një nga qendrat tregtare të Durrësit.

Nuk ka të lënduar nga zjarri i sotëm, ndërsa zjarrfikësit kanë vënë nën kontroll flakët që ranë në pjesën e pasme të godinës së “Blue Star”.

Është hera e dytë që bie zjarr brenda pak ditësh në qendrat tregtare në qytet, pasi edhe ditën e martë ra zjarr në qendrën tjetër tregtare ngjitur, konkretisht në ambientet e ish-Hipotekës.

Zjarrfikësit dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve.