Stiven Shpendi po shijon aventurën në sallonet e mëdha të futbollit italian, ndërsa binjaku i tij po impresionon në Serie B te Cesena.

Stiven ishte titullar te Empoli në fitoren 1-0 kundër Salernitana-s, ndërsa shënoi edhe një gol që iu anulua për pozicion jashtë loje.

Por ndryshe nga Stiven, binjaku i tij, Kristiani ndihmoi Cesena-n të fitonte me shifrat 3-1 kundër SPAL me një dopietë.

20-vjeçari tundi rrjetën në minutën e dytë, dhe në të 35-n dyfishoi shifrat duke e vendosur fitoren në kasafortë. Corazza ishte autori i golit të tretë.

Me këtë dopietë, 20-vjeçari që është pjesë e kombëtares Shpresa, u ngjit në kuotën e 4 golave në Serie B.

Ndërkohë Cesena mban vendin e dytë në kampionat me 12 pikë në 5 ndeshje, 3 më pak se Torres në krye.

Dëshira e Kristiani Shpendit është të ngjitet në Serier A me ekipin e tij dhe më pas të kaloj në një skuadër të madhe.

Ëndrra më e madhe e binjakëve është që një ditë të luajnë të dy sëbashku te Interi.