Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelli u tërhoq dje nga Teuta. Deklaratë e papritur nga klubi durrsak, për presidentin që qëndroi prej 26 vitesh në krye.

Për largimin e Hasanbellit ka reaguar edhe trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shkruan se Edmondi ka qenë një prind i dytë për të.

REAGIMI:

“Me një çantë në dorë zbarkova në Durrës…”Ka disa njerëz në jetë që nuk janë thjesht mentorë — janë dhe prinder te dyte.Ti President Moni u bere per mua nje Prind.Erdha ne Dures me një çantë në dorë, pa shumë njerëz që besonin se do bëhesha kush jam sot. Por ti besove.Ti nuk ishe vetem President,ishe shembulli i njeriut i karakterit qe ndoqa të bëhesha.Pas 26 vitesh nuk e di nëse Superliga do jetë e njëjtë pa ty!Por di që,ne ,unë dhe qindra të tjerë jemi rritur me besimin dhe perkrahjen tende. JE UNIK DHE FALEMINDERIT PRESIDENT MONI.