Këngëtarja Bleona Qereti e cila synon karrierë edhe në kinematografi, tani dhe zyrtarisht është paraqitur si aktore në faqen IMDb.com që njihet si burimi më i njohur dhe me autoritativ në botë për film, televizion dhe celebritete.
Bleona është prezantuar në këtë faqe me një biografi të shkurter dhe me një set fotografik të përbërë nga 32 imazhe impresionuese të saj, në mesin e të cilave edhe disa nudo.
Siç është shkruar më parë, angazhimi i saj i parë kinematografik e sjell atë në rolin e Lunës në serialin televiziv “True Justice” përkrah aktorit te njohur amerikan Steven Seagal. Seriali në sezonin e dytë, ku luan Bleona, ka filluar transmetimet në muajin nëntor në kanalin me pagesë Reelz.