Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mbërritur në Katar, ndalesa e fundit në turit të tij në rajon, ndërsa ai kërkon të bindë të gjitha palët të bien dakord për marrëveshjen e fundit të armëpushimit.

Blinken u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të martën, duke nënvizuar se Netanyahu “riafirmoi angazhimin e tij” ndaj propozimit aktual.

Turneu i tij diplomatik këtë javë ka përfshirë gjithashtu ndalesa në Egjipt dhe Jordani. Megjithatë, Blinken e bëri të qartë të martën se SHBA beson çdo gjë tani është në duart e Hamasit.