Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Mesenger kanë ndaluari së funksionuari prej rreth një ore. Ky problem ka prekur Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Brazilin, Kuvajtin dhe Europën.

Lidhur me bllokimin e aplikacioneve ka reaguar WhatsApp, e cila pranon se shërbimi i saj është ndërprerë dhe se punohet për të rregulluar problemin.

“Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz po përjetojnë probleme me WhatsApp për momentin. Ne po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet dhe do të dërgojmë një përditësim këtu sa më shpejt të jetë e mundur.”

Deklarata e Andy Stone i Facebook:

“Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz kanë probleme me qasjen në aplikacionet dhe produktet tona. Ne po punojmë që gjërat të kthehen në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur, dhe kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim”.