Aktori Brad Pitt dhe modelja Emily Ratajkowski po kalojnë shumë kohë së bashku.

“Ata po kalojnë shumë kohë së bashku”, tha një burim i afërt me çiftin, shkruan DailyMail.

Të dy u raportua për herë të parë se kishin nisur një lidhje romantike në fund të gushtit. Por i njëjti burimi tha gjithashtu se askush nuk e di nëse kjo marrëdhënie do të zgjaste.

“Miqtë nuk janë të sigurt nëse është serioze. Ata nuk duket se janë zyrtarisht si çift”, tha më tej ky burim.

Emily së fundmi bëri kërkesë për divorc nga bashkëshorti Sebastian Bear-McClard mes pretendimeve se ai e kishte tradhtuar, ndërsa ata kanë bashkë një djalë.

Ndërsa Pitt është prej vitesh në betejë ligjore me ish-bashkëshorten Angelina Jolie me të cilën ka 6 fëmijë.