Aktorja 71-vjeçare Cassandra Peterson ka zbuluar se Brad Pitt ka lënë të jetonte një të moshuar në shtëpinë e tij në Los Feliz, Kaliforni, pa qira. 

Ai e kishte blerë këtë shtëpi në vitin 1994 për 1.7 milionë dollarë, ku jetoi me Angelina Jolie dhe fëmijët e tij deri në vitin 2016, kur ata i dhanë fund martesës së tyre.

Pasi tre dekadash kujtime në këtë shtëpi, Brad e shit për 40 milionë dollarë. Cassandra Peterson ishte fqinje e tij për shumë vite dhe ka treguar së fundmi për “People” se në pronën e aktorit jetoi disa vite një i moshuar i quajtur John, të cilit i kishte vdekur gruaja.

Pitt nuk i mori asnjëherë para për qiranë dhe ky është një gjest shumë i bukur nga ana e aktorit. Cassandra kujton se i moshuari jetoi aty shumë kohë dhe nuk pagoi asgjë derisa vdiq.

Cassandra vazhdoi ta përshkroi aktorin si të sjellshëm dhe të ëmbël me të moshuarin që jetoi gjatë në pronën e tij.