Policia e Lezhës ka bërë të mundur identifikimin e viktimave burrë e grua që u ekzekutuan me armë zjarri teksa lëviznin me audi q7.
Viktima kanë mbetur 39-vjeçari Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij.
Autorët i vunë pritë automjetit dhe më pas kanë hapur zjarr në drejtim të tyre.
Policia ka marrë në pyetje disa dëshmitarë dhe po punon per identifikimin dhe kapjen e autorëve.





