Armano Broja ka mbetur i pakënaqur me vlerësimin e videolojës EA FC24, e cila njihet ndryshe si FIFA.

Lojtarët e Chelsea-t kanë zbuluar kartat e tyre, por sulmuesit shqiptar nuk i ka pëlqyer ajo që ka parë.

Futbollisti i Kombëtares kuqezi është vlerësuar me 74 sa i përket shpejtësisë së tij, megjithëse kjo është pika më e fortë që ai zotëron.

“74 shpejtësia përsëri. Ti sa do të jepje, sinqerisht? (I drejtohet shokut të skuadrës).

Të paktën një 90. Kjo është mungesë respekti. Kartë e turpshme”, është dëgjuar të thojë Armado Broja kur është njohur me vlerësimet e videolojës së njohur.