Hajduku i Splitit triumfoi 3-1 përballë Rijekës në finalen e Kupës së Kroacisë, duke fituar këtë kompeticion për herë të shtatë në histori. Një nga skuadrat më të famshëm në Ballkan rikthehet te trofetë pas nëntë vitesh.Festë edhe për Emir Sahitin, i cili dhuroi asistin e golit të parë dhe fitoi derbin me Lindon Selahin. Tifogrupi “Torcida” festoi gjatë në Split, teksa Hajduku kishte edhe një tifoz special në finalen e Kupës së Kroacisë.Murgu budist japonez, Akihisa Wada, një nga tifozët më të zjarrtë të Hajdukut, udhëtoi 9500 km për të ndjekur nga afër ekipin e zemrës.

Në verën e vitit 2017, Aki udhëtoi 20 mijë km vajtje-ardhje për të parë Hajdukun e Splitit duke luajtur me Everton në “play-offin” e UEFA Europa League në Split. “U dashurova me Kroacinë dhe Hajdukun në vitin 2006 kur pashë kombëtaren kroate të luante me Japoninë në Kupën e Botës. Gjithçka filloi atëherë. Kam parë festat që Torcida bëri në Split dhe u mahnita.Më pas një lojtar japonez, Masahiko Inoha, nënshkroi për Hajdukun, kështu që mediet japoneze filluan të shkruajnë më shumë për klubin”, deklaronte kohë më parë murgu japonez.