Bashkia Durrës ka njoftuar se Bulevardi “Epidamn” do të kthehet në zonë pedonale përgjatë mbrëmjeve verore. Nga data 1 korrik deri më 31 gusht 2026, Bulevardi “Epidamn” në Durrës do të jetë i dedikuar vetëm për këmbësorët çdo mbrëmje, nga ora 19:00 deri në 23:00.
“Gjatë sezonit veror, 🗓️ nga 1 korriku deri më 31 gusht 2026, çdo mbrëmje, ⏰ në orarin 19:00–23:00, Bulevardi “Epidamn” do të shndërrohet në një zonë të dedikuar vetëm për këmbësorët, duke krijuar një mjedis më të sigurt dhe më të këndshëm për qytetarët dhe vizitorët.
Për të lehtësuar qarkullimin gjatë këtij orari, do të zbatohen disa ndryshime në lëvizjen e automjeteve.
➡️ Rrugët “Karl Topia” dhe “Gjergji Komnino” do të funksionojnë me një sens lëvizjeje në drejtim të Vilës së Zogut.
➡️ Rrugët “Telha Çela” dhe “11 Dëshmorët e Stanit” do të funksionojnë me një sens lëvizjeje zbritje në drejtim të Mauzoleumit të Dëshmorëve.
⛔ Nga ora 19:00 deri në 23:00 do të ndalohet parkimi i automjeteve në këto akse rrugore:
📍 Rruga “Anastas Durrsaku”, në segmentin nga Kisha Ortodokse deri te Shkolla “Gjergj Kastrioti”;
📍 Rrugët “Karl Topia” dhe “Gjergji Komnino”;
📍 Rruga “Hysen Matlija”.
Këto masa ndërmerren për të rritur sigurinë e qytetarëve dhe vizitorëve, si dhe për të krijuar një mjedis më të këndshëm për shëtitjet dhe aktivitetet në zemër të Durrësit gjatë mbrëmjeve verore.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!”, njofton Bashkia Durrës.





