Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka njoftuar nisjen e punimeve për ndërtimin e qendrës së re shëndetësore në Vadardhë, në njësinë administrative Sukth.
Sipas Sakos, objekti do të ndërtohet tërësisht i ri nga Bashkia e Durrësit dhe do t’u shërbejë rreth 8 mijë banorëve të zonës, duke ofruar kushte moderne dhe shërbime më cilësore.
Njoftimi i plotë:
Një tjetër qendër e re shëndetësore i shtohet Durrësit. ![]()
![]()
![]()
Kanë filluar punimet për qendrën shëndetësore të Vadardhës,
në njësinë administrative Sukth, e cila po ndërtohet tërësisht e re nga bashkia e Durrësit.
Kjo qendër do ti shërbejë rreth 8 mijë banorëve të zonës duke garantuar kushte moderne.
Përmirësimi i infrastrukturës shëndetësore mbetet një nga prioritetet tona, me synimin për të ofruar shërbime sa më cilësore për qytetarët.





