Deputetët e Partisë Demokratike kanë qenë të pranishëm gjatë seancës gjyqësore të vlerësimit të masës së sigurisë për 19 të arrestuarit pas protestës së 16 shkurtit, 6 prej të cilëve u lanë sot në burg.
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho e quajti vendimin e gjykatës përpjekje për të dekurajuar protestën por që nuk do të funksionojë.
"Ky është një proces i mirëfilltë politik që më kujton gjyqet e diktaturës. Asnjë fakt dhe asnjë provë për atë që i akuzojnë, prishje të pronës publike, dhe prishje të qetësisë publike. Ndërkohë që është prishur vetëm kërpudha e kryeministrit. Në asnjë rast nuk pati konfrontim të qytetarëve me policinë. Këto janë përpjekje për të dekurajuar protestuesit por nuk do funksionojë. I bëj thirrje të jenë një herë më mirë të enjten në protestë kundër Edi Ramës."
Ndërkohë që deputeti Enkeled Alibeaj tha se Rama "duhej tërhequr zvarrë" njësoj siç u tërhoq busti i diktatorit Enver Hoxha, të cilin e quan atin e kryeministrit. "Ai njeri duhet tërhequr zvarrë si u tërhoq i ati i vet".