Një burrë i dehur ka qëlluar veten disa herë me thikë.

Ngjarja ndodhi pasditen e së enjtes në lagjen “11 nëntori” në Elbasan.

R.Ç 63 vjeç ka shkuar për ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 27.01.2022, rreth orës 15:50, ka shkuar për ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit Elbasan, shtetasi R. Ç., 63 vjeç, banues në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan, i cili dyshohet se në gjendje të dehur, ka dëmtuar veten, me mjet të mprehtë (thikë).

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.