Një 59-vjeçar në qytetin e Korçës ka ndërruar jetë pasi dyshohet të konsumuar një sasi të madhe medikamentesh.

Policia thotë se pas deklarimeve të familjarëve të tij, dyshohet se 59-vjeçari ka ndërruar jetë nga mbidoza e barnave.

Motivet që e kanë shtyrë atë drejt këtij akti të rëndë mbeten të paqarta.

“Pasditen e sotme, në lagjen nr. 2, Korçë, në banesë, shtetasi P. C., 59 vjeç, nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve të tij, dyshohet se ka konsumuar një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore. Ky shtetas u transportua për mjekim në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.