Si rezultat i çarjes së digës të Hidrocentralit të Sasaj, Njësia Administrative Lukovë, mësohet se përveç 12 bizneseve turistike të përmbytura, është përmbytur edhe nënstacioni elektrik. Për këtë shkak Lukova dhe Borshi prej disa orësh janë pa energji elektrike.


Sipas burimeve alternativa e furnizimit me energji nga Nënstacioni i Kuçit, siç pretendohet, është e pamundur sepse para një muaji është hequr nënstacioni portabël që i ishte vënë Borshit për sezonin turistik.