Mark Zuckerberg, i njohur ndryshe si themeluesi i Facebook ka paralajmëruar mbrëmjen e djeshme se do të ketë ndryshime në platformën shumë të ndjekur.

Ai publikoi në Facebook një status në të cilin bëri të ditur, se në orën 10:00 do të ketë një ndryshim, duke mos e specifikuar se çfarë.

“Lidhja në këtë vit do të jetë i veçantë. Mezi po pres të ndajmë vizionin tonë për metaversin. Shpresoj t’ju shoh të gjithëve nesër në orën 10 të mëngjesit.”– shkruan Zuckerberg.

Nuk dihet ende se çfarë ndryshimesh do të ndodhin, gjithçka pritet të zbulohet siç thotë themeluesi i “Facebook”, në orën 10:00.