Studio e artit “Davinci” pasditen e djeshme hapi në ambientet e Galerisë së Artit Pamor “Nikolet Vasia” në Durrës, ekspozitën kolektive “Duart e Arta”, të 40-të artistëve me grup-mosha të ndryshme.

Siç shihet dhe në videon e realizuar nga Griseld Hoxha, në galeri u ekspozuan 400 piktura me tematika dhe teknika të shumta, disa prej të cilave nga artistët më të mëdhenj të shek.XX.