Kanceri i prostatës prek gjithnjë e më shumë të rinjtë sot. Obeziteti dyfishon rrezikun e sëmundjes dhe ndikon negativisht në prognozën e pacientit. Depistimi parandalues ​​kontribuon në diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin më të mirë të sëmundjes.

Kanceri i prostatës është i dyti më i zakonshëm tek meshkujt pas atij të mushkërive.

Çdo vit, sipas të dhënave epidemiologjike të vitit 2018, në Evropë diagnostikohen rreth 450 mijë meshkuj.

Ajo konsiderohet si një sëmundje “e heshtur” pasi ose nuk ka simptoma në fazat fillestare, ose shoqërohet me simptoma jo specifike (hematuria, vështirësi në urinim, urinim i shpeshtë, dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës, mosfunksionimi erektil, etj.), duke bërë që zakonisht diagnostikohet në faza të avancuara.

Vetëm 48% e meshkujve kanë njohuri për këtë forme të veçantë të kancerit, faktorët e rrezikut, testet diagnostike dhe parandaluese dhe metodat e parandalimit.

Mundësia e zhvillimit të kancerit të prostatës rritet me moshën. Më e theksuar tek burrat mbi 65-vjeç.

Përveç moshës, faktorë të tjerë rreziku janë: përkatësia etnike : kanceri i prostatës diagnostikohet më shpesh tek burrat me origjinë afrikane, historia familjare: njerëzit që kanë pasur familjarë me kancer të prostatës janë në një rrezik më të lartë për të zhvilluar këtë sëmundje, si edhe obeziteti: studimet kanë treguar se sidomos grumbullimi i kilogramëve të tepërt në bark (obeziteti abdominal apo i tipit mashkullor) dyfishon rrezikun e sëmundjes dhe ndikon negativisht në prognozën e pacientit. Kështu, meshkujt mbipeshë vlerësohet të kenë më shumë gjasa të zhvillojnë një formë agresive të sëmundjes.