Dietologia Anila Kalleshi këshillon që gjatë stinës së verës të konsumojmë sa më shumë fruta me pak kalori si shalqiri, pjepri, pjeshka dhe rushi, të pasura me antioksidantë dhe ujë.
Ajo thekson se salatat janë ideale për vakte të lehta dhe hidratuese, ndërsa paralajmëron për rrezikun e toksikimeve ushqimore, duke bërë apel për konsum të produkteve të freskëta dhe shmangie të gatimeve të rënda.
Stina e verës është pasqyra më e qartë e mënyrës se si kemi trajtuar trupin tonë gjatë vitit.
Dietologja Anila Kalleshi thotë se abuzimet me ushqimin, mbipesha, dhe mungesa e aktivitetit fizik bëhen më të dukshme se kurrë.
Kalleshi thotë se frutat me pak kalori, por me shumë përfitime si shalqiri, pjepri, pjeshka dhe veçanërisht rushi, janë burime të shkëlqyera antioksidantësh, që ndihmojnë trupin të pastrohet dhe të rifitojë energjinë.
‘’Stina e verës është një stinë në fakt që të themi se është shumë e priviligjuar.
Të gjitha frutat dhe perimet që ofron stina janë frutat dhe perimet që nuk kanë shumë kalori’’.
Sallatatrat nuk mbeten pas ,që sipas dietologes janë ideale për vaktet e lehta të ditës që jo vetëm që ushqejnë trupin, por edhe e hidratojnë atë në mënyrë natyrale.
‘’Perimet jeshile janë një tjetër element shumë i mirë’’.
Kalleshi bën apel që të kemi kujdes pasi vera sjell dhe toksikimet ndaj këshillon që të konsumoni gjithmonë produkte të freskta dhe jo gatime të rënda. /Oranews