Një argjendari është tentuar që të grabitet sot në Shkodër, ndërkohë që autorët janë ndaluar.

Dy grabitësit, një djalë dhe një vajzë, u përplasën me pronarin e argjendarisë. Mësohet se çifti kishte tentuar që t’i hidhte spray paralizues në sy pronarit, por janë hasur me rezistencë nga pronari i biznesmenit.

Pronari ka rezistuar duke u përleshur me ta dhe ka bllokuar dyert. Kalimtarët kanë njoftuar policinë të cilët kanë ardhur në moment duke bërë edhe arrestimin e të rinjve. Ngjarja ndodhi te zona e njohur si dollari.