Çiklisti Mikel Landa ka pësuar një përplasje të rëndë në një kthesë te zona e Freskut, gjatë etapës së parë të Giro d’Italia që po zhvillohet në Shqipëri.

Pasi kishte mbetur vetëm pak kilometra deri në përfundimin e etapës, çiklisti spanjoll humbi kontrollin dhe u përplas në dishezë.

Pas aksidentit, Landa mori ndihmën e shpejtë nga ekipi mjekësor dhe më pas u transportua me barelë drejt spitalit për trajtim urgjent.

Ky incident ka shkaktuar shqetësime për mundësinë e rikuperimit të tij dhe pjesëmarrjes në etapat e ardhshme të garës.

Ndërkohë, etapa e parë e Giro d’Italia, e zhvilluar mes Durrësit dhe Tiranës, me një distancë prej 160 kilometrash, u fitua nga çiklisti danez Mads Pedersen. Ai arriti të mposhtte Val Aert me një diferencë shumë të vogël, ndërsa vendin e tretë e mori Aular.