Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se në 24 orët e fundit janë kryer 594 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 53 qytetarë, në këto bashki:

28 në Tiranë, 8 në Fier, 4 në Durrës, nga 3 qytetarë në Sarandë, Gjirokastër, 2 në Vlorë, nga 1 qytetar në Shijak, Divjakë, Delvinë, Pogradec, Kolonjë.

Janë 307 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,471 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (2 Qershor 2022)

Raste të reja ditore 53

Të shëruar në 24 orë 34

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 594

Testime totale 1,830,218

Raste pozitive 276,275

Raste të shëruara 272,471

Raste Aktive 307

Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 203

Fier 33

Vlorë 22

Gjirokastër 18

Durrës 9

Korçë 8

Elbasan 4

Shkodër 3

Dibër 3

Lezhë 2

Berat 1

Kukës 1