Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njofton se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 1.419 testime vetëm 1 qytetar ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, bëhet me dije se nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Sipas njoftimit 42 persona janë shëruar derisa 632 persona janë ende aktivë në koronavirus.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit. Prej tyre 2.973 persona kanë vdekur.