Vazhdojne shifrat e larta të infektimeve të reja nga Covid 19 në vend. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 535 raste të reja dhe 2 viktima, nga të cilët një qytetar 45 vjeç nga Durrësi dhe një qytetar 77 vjeç nga Tirana. Në Durrës janë regjistruar 29 të infektuar të rinj në 24 orë.

Ndërkohë autoritetet vijojnë apelin për vaksinim.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 6173 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 535 qytetarë, në këto bashki:

184 raste në Tiranë, 53 në Shkodër, 37 në Vlorë, 29 në Durrës,  19 në Malësi e Madhe, 17 në Kavajë, 16 në Berat, 15 në Lushnje, nga 13 raste në Sarandë, Elbasan, nga 12 raste në Lezhë, Kamëz, Fier, 10 në Vau i Dejës, 7 në Peqin, nga 6 raste në Rrogozhinë, Gjirokastër, Prrenjas, nga 5 raste në Kuçovë, Dimal, Mallakastër, nga 4 raste në Dibër, Mat, Divjakë, nga 3 raste në Librazhd, Kolonjë, Korçë, Tepelenë, Krujë, nga 2 raste në Kurbin, Kukës, Shijak, Vorë, Roskovec, Memaliaj, Pogradec, nga 1 rast në Poliçan, Skrapar, Devoll, Përmet, Konispol, Delvinë, Himarë, Selenicë, Patos, Tropojë, Has, Pukë.

Aktualisht janë 4615 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 60 pacientë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 2 qytetarë: një qytetar 45 vjeç nga Durrësi dhe një qytetar 77 vjeç nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 122 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,042 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (20 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         535

Të shëruar në 24 orë       122

Të shtruar në spitale       60

Humbje jete në 24 orë     2

Testime ditore                 6173

Testime totale             985,705

Raste pozitive             138,132

Raste të shëruara         131,042

Raste Aktive                    4615

Humbje jete                     2,475

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             1781

Shkodër          739

Vlorë               416

Fier                  409

Durrës             261

Elbasan           239

Lezhë              217

Berat               164

Gjirokastër       144

Korçë               101

Kukës              88

Dibër                 56