Një breshkë deti e llojit Charetta Charetta ka dalë ditën e sotme e ngordhur në bregdetin e Durrësit.

Nga ajo çka konstatohet, mendohet se ajo ka kaluar disa ditë e ngordhur në det pasi ka ënjtje dhe dëmtime të kokës nga uji.

Ndërkohë nuk dihet shkaku që ka çuar në ngordhjen e breshkës gjigande, por dyshohet se mund të jetë nga mosha apo kontakti me ujëra të ndotura.

Breshka peshon 75 kg, ka gjatësi rreth 1 metër dhe mbi një gjysmë metri gjerësi.