Gëzim dhe hare në fillim të dasmës, por nuk zgjati shumë.
Dasma që filloi në sallën e dasmave në lagjen Erenler të Sakaryas, në Turqi u kthye më vonë në një betejë të ashpër.
Nga përleshja janë dërguar në spital 14 persona të plagosur, ndërsa me autoambulanca në vendngjarje janë trajtuar rreth 10 persona.
U deshtën ekipet e policisë t’i ndajnë dasmorët nga përleshja e ashpër, raporton IHA.
Mësohet se sherrin e nisën dy personat që filluan një debat të ashpër mes tyre.
Debati i ashpër i hapi rrugën përleshjes, vendi u shndërrua në një zonë lufte në një çast. Përleshja, në të cilën fluturonin karriget, ka vazhduar edhe jashtë sallës së dasmave.
Trishtim për çiftin që do e mbajë mend gjatë ditën kur u martuan!
Kliko këtu për të parë videon.