Stefan De Vrij dhe Milan Skriniar mund të largohen nga Interi këtë verë, ndërkohë që në arkat e klubit zikaltër do të derdhen shuma të konsiderueshme parash.

Në klubin italian ndërkohë duhet të mendojnë për zëvendësuesit e tyre dhe sipas mediave italiane, në tavolinë u është vendosur një emër i njohur, si David Luiz.

Qendërmbrojtësi brazilian, tashmë 35 vjeç, është pjesë e Flamengo në Brazil dhe ka kontratë deri në fund të vitit, megjithatë nuk “ngroh” aspak drejtuesit zikaltër, për vetë moshën mbi supe.

Vetë braziliano, reagoi ndërkohë mbrëmjen e të dielës dhe tha se është totalisht i përqendruar te Flamengo dhe se nuk ka në plan një rikthim në Europë. “Veterani” i prapavijës ka luajtur në Angli (Chelsea, Arsenal), Francë (PSG) dhe Portugali (Benfica, Vitoria).

Nga ana tjetër, dy emrat kryesorë që lidhen me mbrojtjen e Interit janë braziliani Bremer i Torinos dhe serbi Nikola Milenkovic i Fiorentinës.